Juventusi sërish është shpallur kampion i Italisë.
Fitimi i këtij trofeu e ka gëzuar shumë mbrojtësin italian, Leonardo Bonucci.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, ai shihet duke festuar titullin kampion.
Bonucci shihet në dritaren e veturës të tipit xhip duke bërtitur.
Për Zonjën e Vjetër, ky është titulli i nëntë radhazi në Serie A.



























