Festën që bënë pas qëndrimin në Championship, mbrojtësi i Lutonit, Peter Kioso, e kishte postuar në Instagram.

Madje kjo video shkonte Live në këtë rrjet social. Në komentet e shumta që mori futbollisti, njëri prej tyre ishte ofendues.

“Dukesh si majmun”, kishte shkruar një djalosh 15-vjeçar.

I njëjti është arrestuar nga policia për fyerje raciste.

Peter Kioso është në mesin disa futbollistëve që në javët e fundit janë ofenduar në baza raciste.

Javë më parë, një gjë të tillë e ka përjetuar edhe ylli i Crystal Palace, Wilfried Zaha.

Po ashtu edhe futbollisti i Sheffield United, David McGoldrick, ishte cak i ofendimeve raciste./VAR Kosova/