I biri i legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri, Gramozi, ka folur për të ardhmen e tij.
Por ai ka thënë është i gatshëm të marr përgjegjësi.
“Deri më tash nuk kam marr ndonjë ofertë zyrtare. Por unë jam i gatshëm të marr përgjegjësi. Kam qenë afër babait tim sa ishte kryetar”, ka thënë Gramoz Vokrri në T7.
Ai ka folur edhe për futbollin e Kosovës dhe cilën skuadër kosovare përkrahë.
“Unë jam tifoz i Barcelonës. E dua futbollin e bukur e këtë vit në Kosovë Ballkani ka luajtur bukur. Kjo nuk do të thotë që ndoshta vitin e ardhshëm Prishtina nuk do të luajë bukur”, ka thënë ai.



























