Për të prishur dominimin e Juventusit në Itali, Interit i duhet një lojtar i madh, duke pasur para sysh se te Zonja Vjetër luan Cristiano Ronaldo.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Interi si tashmë ka pasur kontaktet e par me Lionel Messin.

Mirëpo drejtuesit e klubit mohuan një gjë të tillë. Mënyra e vetme që Messi të transferohet te Interi, është nëse Barcelona do ta lë të lirë yllin argjentinas.

Kapiteni Messi është në fund të kontratës dhe paga e tij është rreth 65 milionë euro në sezon, pak më shumë se Ronaldo që merr në Torino.

Një marrëveshje totale që kap shifrën prej 260 milionë euro.