Arsenali tashmë ka prezantuar fanelat e reja për sezonin e ardhshëm dhe ato janë vërtetë të mira.
Por kapiteni i skuadrës nga Londra, Aubameyang dhe mbrojtësi Kolasinac, janë ‘kujdesur’ që mesfushori Torreira të ketë një fanelë speciale.
Torreira njihet që është shtatshkurtër dhe pikërisht me këtë ata janë talluar.
Aubameyang dhe Kolasinac i kanë dhuruar Torreiras një palë veshje për foshnje që kishin logon e Arsenalit.
Video e postuar nga mbrojtësi boshnjak është bërë virale në rrjetet sociale./VAR Kosova/