Mediat në Zvicër raportojnë se ylli i Kosovës, Edon Zhegrova mund të kthehet sërish te Baseli.
Nga klubi zviceran, ai u largua në qershor kur edhe përfundoi periudha e huazimit nga Genku.
“Basler Zeitung” raporton se gjiganti helvetik do të tentojë ta angazhojë prapë përfaqësuesin kosovar.
Por, problemi kryesor mbetet aspekti financiar pasi klubi zviceran është prekur nga kriza ekonomike dhe nuk po ka para ta blejë kartonin e futbollistit.
Zhegrova i ka zhvilluar 14 ndeshje në kampionatin zviceran këtë sezon duke i realizuar dy gola dhe ndërkohë i ka dhuruar tri asistime.