Mihane Kodra-Bekteshi deri sot ka qenë kryetare e klubit të futbollit nga Skenderaj, Drenica.
Ajo ishte gruaja e parë në udhëheqje të një klubi të futbollit për meshkuj.
Kodra-Bekteshi ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi përmes një postimi në Facebook.
Të nderuar, tifozë e përkrahës të klubit futbollistik “Drenica”,.
Ju njoftojmë që sot ka dhënë dorëheqje kryetarja e klubit tonë, znj. Mihane Kodra-Bekteshi.
Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, klubin tonë do ta udhëheq drejtori sportiv, Nehat Hamiti.
Shumë shpejtë klubi jonë do të riorganizohet dhe do të përgatitet që të nis sezonin e ri 2020-2021, për të korrur suksese të reja e për të bërë krenar secilin drenicak e përkrahës tonë.
Skenderaj,
30.07.2020