Sulmuesi i ri i Kosovës, Liridon Balaj, është duke shkëlqyer në Zvicër.

Sonte ai ka shënuar dy gola për t’i siguruar në barazimin e klubit të tij, Aarua kundër Grasshoppers.

Balaj shënoi nga një gol në secilën pjesë të ndeshjes.

Fillimisht shënoi në minutën e 12-të për rezultatin 1-0. Goli i dytë Balaj e shënoi në minutën e 60-të.

Për mysafirët dy herë shënoi Mychell Ruan Da Silva Chagas.