Ndeshja e fundit është dashur të jetë një ndeshje më e madhe, por gjithsesi ndau drejtësinë e dy skuadrave të mëdha në Serie A.
Gjyqtari Gianluca Rocchi, ka referuar ndeshjen e fundit në karrierë.
Ai ishte gjyqtar kryesor në sfidën ndërmjet Juventusit dhe Romës, të cilën e fituan mysafirët me rezultat 1-3.
Rochi renditet i dyti sa i përket ndeshjeve në të cilat ka referuar. Italiani ka ndarë drejtësinë në 263 ndeshje në Serie A.
Para tij është Lo Bello me 328 ndeshje./VAR Kosova/