Futbollisti gjerman Joshua Kimmich, ka treguar cila është pozita e tij e preferuar në fushë.
Ai ka thënë se nuk kërkon të rikthehet dhe të luajë si mbrojtës.
“Roli im i preferuar është mesfushor. Unë mendoj se aty mund të tregoj pikat e mia të forta. Mund të komunikoj me të gjithë lojtarët, pasi jam më i përfshirë në lojë”, ka thënë 25-vjeçari.
Gjithsesi, trajneri Hansi Flick është i detyruar ta rikthejë sërish në krahun e djathtë të mbrojtjes në Champions, pas dëmtimit të Pavard.
Ky i fundit do të mungojë 6 javë me kampionët e Gjermanisë.