Djali i Abedin Januzaj, Adnani, duket se nuk ka të ardhme te Real Sociedad.

Ish-futbollisti i Manchester United, ka pasur paraqitje shumë të mira këtë sezon, madje ka ndihmuar klubin që të sigurojë kualifikimin në Europa League dhe të shkojë deri në finalen e Kupës së Mbretit.

Megjithatë ka mundësi që ai të do të largohet nga skuadra baske në merkaton e kësaj vere, pasi Sociedad nuk i ka ofruar rinovimin e kontratës që i skadon në verën e vitit 2022

50 milionë euro është klauzola e Januzajt. Nëse shitet, Sociedad i detyrohet edhe 30% të shumës së përfituar Manchester United, sipas marrëveshjes së arritur kur Januzaj u transferua në La Liga.