Mesfushori brazilian Arthur Melo, ka refuzuar të luajë për Barcelonën në Ligën e Kampionëve.
Arthur nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Juventusit.
Barcelona dhe Zonja e Vjetër shkëmbyen lojtarët, Arthur u transferuar në Torino, kurse Pjanic do t’i bashkohet Messit te Barcelona.
Së fundi, Arthur është duke qëndruar për pushime në Brazil dhe ai ka refuzuar të luajë për Barcelonën në Ligën e Kampionëve.
“Ajo çfarë ka bërë Arthur, është mungesë respekti për bashkëlojtarët e tij, sepse ekipi dëshiron që të bëjë as më mirë në Champions. Ai ka telefonuar dhe ka thënë: Nuk do të kthehem, do të qëndroj në Brazil”, ka thënë presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.
“Është vetëm vendim i tij. Askush nuk i ka dhënë leje për këtë”, ka thënë Bartomeu./VAR Kosova/