Trajneri i Ballkanit Ismet Munishi, duket se do të qëndrojë gjatë në Suharekë.
Presidenti i klubit, Arsim Kabashi në rrjete sociale ka shprehur mbështetjen e tij për Munishin.
Në Facebook ka shkruar se Munishi ka kontratë edhe për 20 vjetë.
“Baba i trajnerëve në shqiptari, edhe 20 vjetë kontratë ka në në FC Ballkani, edhe nëse kurrë nuk bëhemi kampion”, ka shkruar Kabashi.
Numri një i Ballkanit gjatë gjithë sezonit ka shprehur mbështetjen e tij për trajnerin Munishi dhe futbollistët e tij. Konfirmimi i së ardhmes së Munishit do të bëhet gjatë këtyre ditëve.
Ballkani dhe trajneri Munishi përkundër lojës së bukuar, nuk arritën të shpallen kampion edhe pse përfunduan me vetëm një pikë më pak se kampionia Drita, që u shpall kampione me 68 pikë.