Kapiteni i skuadrës së Prishtinës, Armend Thaqi, duket se do ta braktis klubin e tij.
Ai ka thënë se kontrata me klubin i skadon pas ndeshjeve të Ligës së Evropës.
“Kam kontratë me FC Prishtinën deri të zhvillohen ndeshjet e Evropës, ndërsa më pas, synimi është të dalë nga futbolli i Kosovës. Por, në qoftë se nuk arrihet, do të ulem dhe të bisedoj me klubin e FC Prishtinës, nëse klubi ka mendime tjera, secili e ka rrugën e vet”, tha Armend Thaqi në “Sports Show”.
“Nga Turqia, Polonia dhe Hungaria kam oferta, por do ta shohim çfarë do të ndodhë pas ndeshjeve evropiane”, tha Thaqi.