Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka bërë të ditur se është i gatshëm të kthehet sërish të drejtojë ndonjë skuadër.

Francezi e la Arsenalin në vitin 2018, pas 22 vjetëve në menaxhim për të punuar në FIFA.

Mirëpo duket se i mungon puna e trajnerit.

“Çdo ditë, dua të stërvit, e kam bërë këtë gjatë tërë jetës time”, tha Wenger për Europe 1.

“Jam 70-vjeçar, kam dhënë shumë. Nuhas erën e barit çdo ditë, tash punoj brenda në zyre, punë administrative”, tha Wenger.