Sulmuesi italian Ciro Immobile, ka shënuar 36 gola këtë sezon dhe është shpallur golashënuesi më i mirë në Serie A.

Kjo është hera e tretë që ai shpallet golashënuesi më i mirë në Itali, derisa këtë vit ka fituar Këpucën e Artë, pasi ishte sulmuesi me më së shumti gola në pesë ligat më të mëdha evropiane.

Fitimi i këtij çmimi e ka gëzuar shumë sulmuesin e Lazios. Ai ka organizuar një festë në shtëpinë e prindërve të tij, shkruan Corrieredellosport.

Në këtë festë kur të pranishëm ishin edhe vëllai i tij me bashkëshorte, Immobile shihet me një kurorë mbretërore në kokë.

Këtë sezon, ai la prapa futbollistë si Ronaldo, Messi e Lewandowski./VAR Kosova/