Në vitin 2002, Zinedine Zidane, kishte shënuar golin e famshëm në finale të Ligës së Kampionëve.

Goditjen me volejë francezi e kishte bërë kundër skuadrës gjermane, Bayer Leverkusen.

E një gol të tillë do të dëshironte ta shënonte belgu Eden Hazard.

“Është e lehtë për mua”, tha Hazard për UEFA.com, kur u pyet se nëse do të shënonte gol në Ligën e Kampionëve, çfarë goli do të ishte.

“Zinedine Zidane, finalja e Ligës së Kampionëve kundër Leverkursenit. Voleja me të majtën, në kënd, tung tung”, tha Hazard./VAR Kosova/