Spanjolli Ferran Torres, tashmë është futbollist i Manchester Cityt, pasi ka kompletuar transferimin e tij nga Valencia.

Mirëpo largimi nga klubi spanjoll, ka qenë diçka që ai nuk ka dashur ta bëjë.

Problemet me drejtuesit e klubit dhe pastaj problemet edhe brenda dhomave të zhveshjes, e bënë 21-vjeçarin të mendoj se të gjithë e dëshirojnë largimin e tij nga Mestalla.

Në një intervistë për MARCA, ai ka folur për problemet që ka pasur në tashmë ish-klubin e tij.

“Isha nervoz atë ditë. Agjenti im ishte në Manchester. Më telefonojë dhe më tha që ka arritur marrëveshje që unë do të luaj për Manchester Cityn”, tha Torres.

Megjithatë, ai është i dashuruar me Valencian dhe thotë se do të kthehet përsërit në Spanjë te klubi i tij.

“Valenica më dha gjithçka. Aty jam stërvitur prej kur isha 7 vjeç. Jam i sigurt që do të kthehem. Refuzoj të mendoj ndryshe”, tha Torres.

Ai ka folur edhe për raportet e tij me kapitenin Dani Parejo.

“Ai është një lojtar i madh, por unë nuk kam pasur raporte të mira me të. Kur iu bashkova klubi në moshën 17-vjeçare, kaluan disa javë derisa ai më tha ‘mirëmëngjesi’. Ai nuk ishte kapiten i mirë për mua”, tha Torres./VAR Kosova/