Ndeshje shumë dramatike ishte ajo mes Club Brugge dhe Barcelonës. Sfida e xhiros së katërt të Championsit, e luajtur të mërkurën mbrëma në Belgjikë, nuk dha fitues. Përfundoi 3:3.

Kështu Barcelona ka lëshuar pikë të rëndësishme.

Portugezi Carlos Forbs ka shkëlqyer te Brugge.

Ai në minutën e gjashtë asistoi për Nicolo Tresoldi që shënoi për 1:0.

Menjëherë në minutën e tetë Barcelona barazoi në 1:1. Ferran Torres ishte realizator.

Për 2:1 në të mirë të skuadrës belge shënoi 21-vjeçari Forbs në minutën e 17-të.

Barcelona është dashur të presë deri në minutën e 61-të për të barazuar në 2:2. Lamine Yamal shënoi me goditje nga zona.

Por menjëherë në minutën e 64-t për 3:2 realizoi Forbs.

Fati nuk ishte me Bruggen në minutën e 77-të. Pas një krosimi të Yamalit, Christos Tzolis shënoi autogol për 3:3.

Në minutat shtesë Brugge shënoi për 4:3. Por goli u anulua për faul ndaj portierit të Barcelonës, Wojciech Szczesny. Pikërisht gabimi i portierit me përvojë solli golin që më pas u anulua.

Barcelona për herë të dytë ka lëshuar pikë këtë edicion. Mban vendin e 11-të me shtatë pikë.

Brugge është në vendin e 22-të me katër pikë.