Ylli i Kosovës, Ismet Lushaku, i cili është pjesë e U21, mund të ndërrojë skuadër.
Aktualisht ai është pjesë e skuadrës suedeze AFC Eskilstuna.
Por problemet financiare për shkak të pandemisë Covid-19, kanë bërë që Lushaku të jetë në listën e futbollistëve që duhet të shiten.
Ai është në prag të transferimit te ndonjë skuadër e re.
Si destinacion i mundshëm shihen skuadra franceze Amiens ose jo hungareze Ujpest.
Nëse ai transferohet në Hungari, do të bashkohej me mbrojtësin e Kosovës U21, Lirim Kastrati./VAR Kosova/