Editorial i redaksisë së VAR Kosova

Radio Televizioni Publik i Kosovës pa asnjë arsyetim të mirëfilltë, përveç “Jo nuk do ta shfaqim ndeshjen” u ka pamundësuar qytetarëve të Kosovës të shohin ndeshjen historike të një klubi kosovar në Ligën e Kampionëve.

Me Ligjin për Buxhetin të 2020, buxheti i RTK-së është 8 milionë e 960 mijë euro.

Ende nuk dihet nëse me rishikimin e buxhetit që kaloi para disa ditësh në Kuvendin e Kosovës, ka ndryshuar edhe buxheti i RTK-së.

Drejtues të KF Drita kishin deklaruar para disa ditësh se ndeshjen mes KF Drita dhe Inter, do ta shfaqte Televizioni Publik i Kosovës.

Mirëpo sot u raportua në media se RTK nuk do të bëjë transmetimin e kësaj ndeshje.

Kjo nënkupton se për këtë ndeshje historike për futbollin e Kosovës nuk do të ketë as arkiv, as emocion e as kujtim.

Këto janë disa prej kategorive ku shpenzohet buxheti i Televizionit Publik, i cili pamundëson që kosovarët të shohin ekipin e tyre duke u përfaqësuar në garën më të rëndësishme në botë të futbollit për klube.

•            RTK shpenzon 550 euro me i ble orë dorë një punëtori që del në pension

•            RTK shpenzon 900 euro me i ble tesha prezantuesve të lajmeve

•            RTK shpenzon 17 mijë euro për “Transmetime direkte dhe tema të ndryshme”

•            RTK shpenzon 2 mijë e 887 euro transmetimin e “Ceremonisë së ndarjes se çmimeve Brit Awards 2020”

•            RTK shpenzon 93 mijë euro për “Transmetimin e ndeshjeve të Copa Del Ray” për 3 vite

•            RTK shpenzon 1 mijë e 600 euro për “Transmetimin e Eurovision”, ku Kosova nuk merr pjesë