Kombëtarja e Irlandës mbrëmë mposhti Portugalinë me shifrat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Kur vendasit shënuan golin për 2:0, një moment interesant ndodhi, ku protagonist ishte mbrotjësi Ruben Dias.

Dias bëri një gjest të turpshëm, duke e kapur në mënyrë brutale një lojtar të Irlandës – i cili kishte topin në dorë dhe po shkonte për të festuar me bashkëlojtarët.

Ky detaj nuk u iku gjyqtarëve të ndeshjes, të cilët ndëshkuan me karton të verdhë mbrojtësin e Manchester Cityt.

Pamje interesante nga ky moment: