Barcelona mbrëmë ka mposhtur Napolin me rezultat 3-1 dhe ka eliminuar me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Në fund të ndeshjes, ku zakonisht futbollistët përshëndet ndërmjet veti, kapiteni i Barcelonës Lionel Messi, ka refuzuar të përshëndetet me mbrojtësin grek të Napolit, Kostas Manolas.

Duket se Messi mban mëri ndaj tij, prej kohës kur Manolas me golin e tij sa ishte te Roma, eliminojë Barcelonën.

Por nuk është vetëm kjo. Tashmë është e ditur se Messi dhe Luis Suarez janë shumë shokë të mirë.

Në një ndeshjes para sezonale ndërmjet Barcelonës dhe Napolit, uruguaiani ishte përleshur pikërisht me mbrojtësin grek.

Besohet që këto janë arsyet që Messi mbrëmë nuk është përshëndetur me Manolas./VAR Kosova/