“Më vjen keq, por askush nuk mund të arrijë nivelin e babit tim” – kështu ka deklaruar djali i Diego Armando Maradonës, kur është pyetur për krahasimin mes babait të tij dhe Lionel Messit.
Diego Jr e ka vlerësuar futbollistin e Barcelonës dhe kapitenin e Argjentinës si një fenomen, por megjithatë ka vlerësuar babanë e tij si më të mirin e të gjitha kohërave.
“Ju nuk mund t’i krahasoni njerëzit me të huajt. Mund të themi se Maradona është Zoti i futbollit dhe se Leo është më i miri i njerëzve”, është shprehur i biri i Maradonës.
“Askush nuk është i krahasueshëm me babanë tim”.
Djali i Maradonës, ka treguar se ky i fundit e do Messin si futbollist dhe si njeri.
“Kush e kritikon Messin në Argjentinë, nuk di asgjë për futbollin. Babai im e do atë dhe mua më flet shumë për të. Unë e dua Messin. Ai është më i miri në botë për momentin dhe Cristiano as nuk i afrohet”, thotë Diego Jr./VAR Kosova/