Nëse vendimi për të shkarkuar trajnerin Maurizio Sarri nuk ishte befasues pas eliminimin nga Champions League, emërimi i Andra Pirlos në vendin e tij, pa dyshim që ishte surprizë për të gjithë.

Por legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero beson se shoku i tij i vjetër i skuadrës Andrea Pirlo mund ‘të bëjë edhe më mirë se Zinedine Zidane’ në rolin e tij të ri si trajner i Juventus.

Pirlo nuk ka përvojë menaxheriale dhe kishte pak kohë që ishte emëruar trajneri i ri i skuadrës U23 të Juventsusit, që bën gara në Serie C.

“Për të qenë i sinqertë, nuk do të kisha vënë bast që ai do të bëhej trajner. Nuk është suprizë për mua”, tha Del Piero për Sky Sport Italia, transmeton VAR Kosova.

“Isha i kënaqur për të që mori drejtimin e U23 dhe mendova se ishte lëvizja e duhur për të, por ai ka bërë tutje, kështu që vetëm mund t’i uroj fat”, tha Del Piero.

“Perceptimi i përgjithshëm q ëish-lojtarët të bëhen trajnerë, po ndryshin në Itali. Më parë, ishte e domosdoshme që të kalonin një proces të gjatë në ligat e divizionet më të ulëta për të mëzuar ‘zanatin’, por vitet e fundit kemi parë që Filippo dhe Simone Inzaghi kanë treguar sukses, po ashtu edhe Gennaro Gattuso. Ata ishin lojtarë të shkëlqyeshëm dhe filluan menjëherë si trajnerë”, tha Del Piero.

Italiani ka folur edhe për krahasimin që Pirlo mund të jetë i suksesshëm si trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

“Nuk është një krahasim i drejtë sepse Zizou kishte punuar tashmë me ekipin e të rinjve Real Madrid dhe më pas ishte asistent i trajnerit Carlo Ancelotti, por Pirlo ka gjithçka që duhet për të bërë edhe më mirë sesa Zidane”, tha Del Piero.

Zinedine Zidane fitoi tre trofe radhazi Champions League si trajner i Real Madridit./VAR Kosova/