Trajneri i ri i Juventus ka nisur me njëherë punën duke i kërkuar udhëheqësve të klubit t’i përforcojnë pikat që ai i sheh si të dobëta në fushë.

Sipas Tuttosport, Pirlo i ka kërkuar menaxhmentit të Juventus të ia sjellin në Torino, futbollistin e Bresicas, Sandro Tonali.

Shumë njohës të futbollit në Itali, tash e disa sezone e kanë krahasuar mesfushorin Tonali si futbollist që ngjanë shumë me Andrea Pirlon për nga mënyra e lojës.

Mirëpo, Juventusi nuk do ta ketë të lehtë ta ofrojë në radhët e saj Tonalin, pasi që në garë për të është edhe Inter tash e një kohë./VAR Kosova/