Pesë herë futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo po mendon të largohet nga Juventusi, pas dështimit për të fituar Ligën e Kampionëve me Juventusin.
Pas dy sezoneve të kaluara tek Juventus, si duket Ronaldo po mendon ta ndërroj ambient.
Pas humbjes nga Lyon në Ligën e Kampionëve, Ronaldo mund të kaloj të kampionët e Francës, PSG, raporton Foot Mercato.
Ndonëse Juventus ka shprehur besim në Ronaldon, si duket ky i fundit nuk është i kënaqur me ecurinë e klubit.
Në sezonin e fundit në Itali, Juventus u shpallë kampion i Italisë, ku Ronaldo ishte më meritori me 31 gola të shënuar në Serie A./VAR Kosova/




























