Lionel Messi ishte duke i shtrënguar lidhëset kur Luis Suarez e shënoi golin e tretë për Barcelonën kundër Napolit mbrëmë.
Pasi kishte shënuar golin e dytë, një gol të shkëlqyeshëm në Nou Camp, argjentinasi fitoi një penalti pasi Kalidou Koulibaly e goditi atë brenda zonës – VAR erdhi në këtë vendim pas rishikimit të goditjes.
Por, ndonëse ishte i nervozuar me VAR-in çka i mohoi atij një gol pas prekjes së topit me dorë, Mesi u tregua bujar me Suarezin të cilin e lejoi ta kryente punën nga 11 metra.
Në fakt, ai kishte besim në aftësitë e bashkë lojtarit sa që ai me po i shtrëngonte lidhëset në qetësi derisa në atë moment Suarez po e ekzekutonte penaltinë.
Barça siguroi një kalim relativisht të qetë në çerek finale pas një rezultati final 4-2, por Messi në fund të lojës ishte i mjaft i ashpër.
Duke parë një gol të anuluar përmes VAR-it, gjashtë here fituesi i Topit të Artë nuk tregoi interesim të përshëndetet me referin Cuneyt Cakir.
Në pamjet televizive, duket që turku i ofron dorën (apo grushtin) ndërsa Messi thjeshtë i tregon atij me gisht drejtimin se nga duhej të shkonte.
Messi dhe Barcelona do të ndeshen me Bayern Munich në një çerek finale pikante të premten e ardhshme, me blaugranin i cili tha se ndihej mire, ndonëse kishte marrë një goditje kundër Napolit./VAR Kosova/