Astrit Selmani dhe Erion Sadiku, kanë shkëlqyer këtë mbrëmje në ndeshjen kundër Sirius.

Futbollistët kosovarë që luajnë në Suedi te skuadra Varbergs, kanë shënuar gol në barazimin 3-3 kundër Sirius.

Selmani lirisht mund të thuhet se ishte lojtari i ndeshjes, pasi arriti të shënonte dy herë në portën kundështare.

Ai shënoi në minutën e 26-të dhe në minutat të shtesë të ndeshjes, për të barazuar rezultatin dhe për të shpëtuar skuadrën e tij nga humbja.

Kurse Erion Sadiku shënoi në minutën e 70-të. Edhe në këtë gol ishte i përfshirë Selmani, pasi asistoi për Sadikun./VAR Kosova/