Ka disa kohë që skuadra italiane Lazio, është vënë pas sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.

Futbollisti i Fenerbahçes, është kërkuar edhe nga skuadra angleze, por më serioze dhe më këmbëngulëse ka qenë Lazio, që për drejtor sportiv ka Igli Taren.

Fabrizio Romano shkruan se Lazio ka ofruar 16 milionë euro për sulmuesin nga Prizreni.

Mediat në Itali dhe Turqi kanë raportuar ditë më parë se drejtuesit e Lazios kanë udhëtuar në Stamboll për të përfunduar marrëveshjen me klubin turk.

Mirëpo deri më tash nuk ka diçka zyrtare sa i përket transferimit të tij.