Granit Xhaka nuk do të luajë për Sunderlandin ndaj West Ham Unitedit në udhëtim, në ndeshjen që luhet sot nga ora 13:30.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare.

“Mesfushori ka marrë lëndim në nyjën e këmbës në vikendin e kaluar, në fitoren ndaj Crystal Palacet, dhe tani do të ketë periudhë rehabilitimi”, ka shkruar Sunderlandi.

Ndeshja e sotme i takon xhiros së 23-të të Premier Leagues.

Kapiteni Xhaka nuk ka munguar në asnjë duel të këtij sezoni në elitën angleze, duke i kompletuar të gjitha 22 ndeshjet. Kjo do të jetë hera e parë në këtë edicion.

Xhaka e ka edhe një duel të zhvilluar në Kupën FA.

Në total, e ka një gol të shënuar e pesë asistime dhe është prej lojtarëve më të mirë të skuadrës.