Skuadrat kosovare të futbollit kanë vazhduar me miqësore në bregdetin turk, ku po përgatiten për stinorin pranveror.

Të hënën Dukagjini i Klinës fitoi 1:0 ndaj skuadrës ukrainase të kategorisë së parë, Veres.

Ndërkohë Prishtina e Re fitoi 2:1 ndaj skuadrës nga Uzbekistani, Pakhtakor.

Miqësore luajti edhe Llapi që pësoi 3:1 nga skuadra ukrainase, Oleksandriya.