Barcelona kishte hedhur poshtë mundësinë që të transferonte një prej mbrojtësve të majtë më të mirë në botë aktualisht, Alphonso Davies.
Këtë mundësi nuk e kishte shfrytëzuar presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu në kohën kur Davies luante në MLS.
Bayern Munich e transferuan nga Vancouver Whitecaps për vetëm 10 milionë euro në vitin 2019 dhe ishte pikërisht ai njëri prej futbollistëve që u bëri dëme të mëdha Barcelonës që u eliminua së fundi në Lisbonë.
“[Hristo] Stoichkov foli me presidentin Bartomeu rreth Davies disa muaj para se Bayern të interesohej për të”, ka shkruar gazetari Luis Omar Tapia në Twitter.
“Përgjigja e tij (Bartomeu) ishte: ai është kanadez, jo faleminderit”.
Pas një sezoni mbresëlënës në Gjermani, në fillim të këtij viti Davies zgjati kontratën e tij me Bayernin deri në 2025./VAR Kosova/