20-vjeçari Maxence Caqueret ka pasur mbrëmë paraqitjen e karrierës ndaj Manchester Cityt.
Mesfushori qendror i Lyon ka pasur paraqitje fantastike në mesfushë duke arritur statistika mbresëlënëse.
Për Caqueret kjo ishte vetëm ndeshja e tij e dytë në karrierë në Ligën e Kampionëve. Të parën e kishte luajtur para pak ditësh kundër Juventusit.
20-vjeçari francez gjatë ndeshjes së mbrëmshme ka rikuperuar më shumti topa, plotë 10. Poashtu ka pasur më shumti ndërhyrje në top 3 dhe 2 ndërprerje të aksioneve.
Lyon mposhti nënkampionët e Anglisë me rezultat 3 me 1.
Lyon në gjysmë finale pritet të ketë shumë të vështirë pasi do të ndeshet me kampionin e Gjermanisë, Bayern Munich që demoluan Barcelonën para 2 netësh me rezultat të thellë 8 me 2./VAR Kosova/