Një vit më parë, Hansi Flick ishte askush në futbollin ndërkombëtar. Tani, ai është tri lojë larg për ta fituar Ligën e Kampionëve me Bayern Munich.
Ai u ngrit nga roli i ndihmës trajnerit nëntorin e kaluar, duke zëvendësuar Niko Kovac menjëherë mbas humbjes 5-1 nga Eintracht Frankfurt – humbja më e madhe e Bayernit në Bundësligë në 10 vite. Në atë kohë, Bayerni ishte i katërti në tabelë.
Muajin pasues ata rrëshqitën në vendin e shtatë. Por, Flick e shpiu në kthim i cili ka sjellë një ligë dhe kampionat dhe tani i ka sytë tek trofeu më i madh nga të gjithë.
Si erdhi në pozitën e ëndrrave në Gjermani?
Të jesh trajner i Bayern Munich është një punë e ëndërruar në futbollin gjerman, duke pasur burime të mëdha, një bord të besueshëm dhe një infrastrukturë shumë moderne.
Por, Bayerni ka marrë disa vendime të pasuksesshme kur ka emëruar trajner. Së pari, Carlo Ancelotti një burrë me reputacion gati të pashembullt u largua pas pak më shumë se një sezoni. Pastaj, Kovac u përjashtua pas 16 muajsh.
Kur klubi kërkonte zëvendësimin e Kovacit, bordi i Bayernit nuk po mund të gjente një ‘zgjidhje të madhe’, kështu që ata zgjodhën Flick. I parë në fillim thjeshtë si një zëvendësim, 55 vjeçare befasoi shumicën duke siguruar një punë të përhershme.
Në shikim të parë, Flick një person publik i profilit të ulët dhe me një CV joimpresive do të mund ta kenë bërë atë të duket një autsajder i cili nuk mund të bënë kurrë më shumë se sa rolin e kujdestarit. Megjithatë, duke pare Flick më afër, ju shihni dike me ambicie të forta, një rrjetëzues i shkathët dhe kërkues i energjisë.
“Ai qëndron me këmbë në tokë, por sigurisht nuk është një naiv Mr Nice Guy,” thotë një burim i cili ka punuar me Flick në shoqatën e futbollit gjerman.
Flick udhëhiqet nga natyra garuese dhe urren të humbas më shumë se çdo gjë tjetër.
Në hijen e Joachim Low
Kërkimi i Flick për madhështi ka mundur të përfundon shumë herët. Në mes të viteve 2000-2005, ai udhëhoqi TSG Hoffenheim në Gjermani në divizionin e tretë. Pas dështimit për ta promovuar ekipin ai u largua.
Në atë pikë, Flick, me shumë pak përvojë si krye trajner, do të mund të ishte zhdukur në errësirën e futbollit amator.
Por, në vend të kësaj, ai përfitoi nga rrjeti i tij në futbollin jugor gjerman dhe pas një angazhimi të shkurtër tek Red Bull Salzburg nën u Giovanni Trapattoni, ai u angazhua në ekipin nacional si zëvendës i Joachim Loë në vitin 2006.
Flick me dëshirë u zhyt nën hijen e Loë dhe qëndroi aty deri në vitin 2014 – duke fituar Kupën e Botës në fund të angazhimit të tij – para se të promovohet në drejtor sportive i Asociacionit Gjerman të Futbollit dhe më vonë punoi si shef ekzekutiv tek Hoffenheim.
Një arsye për të nënshkruar me Bayernin verën e kaluar dhe caktimi ndihmës trajner i Kovac ishte ndoshta sepse ai nuk dëshironte të bëhej zyrtarë i zyrave. Ka të ngjarë që instikti i Flick i ka treguar që ditët e Kovac tek Bayern janë tashmë të numëruara.
Flick ka qenë i angazhuar në nivelet më të larta të futbollit gjerman për më shumë se një dekadë, edhe tifozët e mire informuar të Bundesligës nuk kanë ditur shumë për të kur ai u prezantua si trajner i përkohshëm.
Ai ka qenë i mençur duke mos u ekspozuar tepër. Ai ndërmerr veprime strategjike, kur beson se kanë ndikim më të madh. Shembulli më i dukshëm erdhi pas një ndeshje vjeshtën e kaluar kur ai iu ofrua Javi Martinez, i cili po kalonte nëpër një periudhë të vështirë, një përqafim dhe dashamirësi – për tu kapur nga të gjitha kamerat.
Lojtarët kanë për të thënë diçka
Flick punoi me Loë për tetë vite dhe mësoi se si ta menaxhonte një grup të nivelit të lartë të lojtarëve duke folur me zemrat e tyre, duke përdorur me shkathtësi mendjet e tyre dhe duke përmirësuar shpirtin e skuadrës.
Ai me gjasë i ka adoptuar këto teknika në Bayern. Përveç pasjes së një shansi jetësor, Flick nuk ka qenë një trajner I ftohtë. Ai e kuptoi se skuadra e Bayernit po binte pas humbjes nga Eintracht Frankfurt.
Pas marrjes së detyrës, ai bisedoi me anëtarët kyç dhe dëshironte të dinte se çka mendonin rreth dështimeve të javëve dhe muajve paraprak.
Ata të gjithë ishin të pakënaqur me taktikat me intensitet të ulët që kishte zbatuar Kovac. Flick reagoi menjëherë, duke urdhëruar ekipin e tij që të ktheheshin mbrapa me një presion të madh dhe me një linjë mbrojtëse të fortë.
Ai dhe lojtarët e tij dëshironin të rikapnin magjinë e suksesit të kampanjës së Ligës së kampionëve 2012-13, kur Bayerni bënin shumë presion mbi kundërshtarët, duke shtypura ata pamëshirshëm.
Testi i vërtetë vjen tani
Flick shpesh krahasohet me Jupp Heynckes, krye trajneri i Bayernit në vitin 2013; të dy janë të ndjeshëm në dhomën e zhveshjes; as nuk vendosen në qendër të vëmendjes kur nuk është e nevojshme.
Çfarë i dallon këta është se Heynckes ka pasur shumë sukses si menaxher para se të arrinte në Bayern – duke e fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin në vitin 1998.
Flick mund ta vendos Kupën e Botës të vitit 2014 në biznes kartën e tij, por ai nuk ishte personi kryesor.
Ai mund ta vërteton se mund ta mban presionin e këtyre ditëve dhe të kompleton tregimin e tij si njeriu i cili doli nga hija për ta befasuar botën e futbollit./VAR Kosova/