Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, në të cilën është është konfirmuar rizgjedhja e Agim Ademit në krye të federatës.

Ademi do të vazhdojë mandatin e tij për katër vite të tjera (2026–2030).

Ai mori besimin e plotë të 52 delegatëve.

Nga 52 delegatë, ai mori 52 vota pro, pa asnjë kundër apo abstenim.

“Të dashur delegatë, vota juaj sot është besim për mua dhe për ekipin tim. Vota juaj është vlerësim i punës që kemi bërë së bashku dhe përkrahje për të ardhmen,” deklaroi Ademi pas rizgjedhjes./Telegrafi.com