Xherdan Shaqiri nuk ka vend te Liverpooli, por ai është i gatshëm të luftojë për një vend në Anfield.
Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit, thotë se nuk e ka në plan të largohet nga kampioni i Anglisë këtë verë, përkundër asaj që ai e përshkruan si një sezon “frustrues” në 2019-20.
Këtë sezon që ai u shpall kampion me skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp, Shaqiri është paraqitur vetëm 11 herë në fushë.
Kjo ka bërë që të rriten spekulimet se ai mund të largohet këtë verë.
Sidoqoftë, Shaqiri këmbëngul se ai është plotësisht i përqendruar për t’u stërvitur sa më shumë, në mënyrë që të fitojë minutat e tij.
“Kur je i lënduar ose nëse nuk je duke luajtur, normalisht që je i irrituar”, tha Shaqiri për ueb-faqen e klubit.
“Mezi po e pres sezonin që fillon muajin tjetër dhe përpiqem të ndihmoj ekipin gjatë tërë kohës. Po përpiqem të jap maksimumin tim dhe të ndihmoj ekipin të fitojë ndeshje, tituj – kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, tha Shaqiri.
Shaqiri dhe pjesa tjetër e shokëve të tij të skuadrës janë rikthyer në stërvitjet para-sezonale, kur nuk kanë kaluar më shumë se tri javë pasi prej që ka përfunduar sezoni 2019/20./VAR Kosova/