Napoli e Roma kanë barazuar në ndeshjen spektakolare të dielën mbrëma në “Diego Armando Maradona”.

Napoli dhe Roma barazuan 2:2, në ndeshjen e xhiros së 25-të të Serie A.

Por, lajmi jo i mirë është për kampionin në fuqi të Italisë dhe për Kosovën po ashtu.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani pësoi lëndim muskulor dhe është dashur të zëvendësohej në mintuën e 71-të.

Donyell Malen shënoi për mysafirët fillimisht në minutën e shtatë, ndërsa Leonardo Spinazzola i barazoi shifrat në minutën e 40-të.

Rrahmani në minutën e 69-të shkaktoi ndërhyrje të palejuar në zonë dhe shkaktoi penallti. Ai mbeti i lënduar nga ai rast dhe u zëvendësua, ndërsa Malen për Romën shënoi nga pika e bardhë për 2:1 në minutën e 71-të.

Gol të bukur që e vendosi sfidën në minutën e 82-të realizoi Alisson Santos.  Napoli në vendin e tretë ka 50 pikë, tri më shumë se Roma e katërta.