Skitarja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi, ka mbetur pa medalje në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”, në garën e sllallomit.
Ajo lëshimin e dytë e përfundoi për 53 sekonda e 39 të qindtat. Lëshimin e parë e kishte dukshëm më të mirë, me 48 sekonda e 39 të qindtat.
Koha e përgjithshme e Lara Colturit në këtë garë ishte 1 minutë, 41 sekonda e 78 të qindtat dhe ka mbetur prapa në garën për medalje.
Shqipërinë ne disiplinën e sllallomit të mërkurën e përfaqësuan edhe Semire Dauti dhe Lisa Brunga. Dauti doli nga shtegu, kurse Brunga u diskualifikua.



























