Juventusit i duhet mrekullia për të avancuar tutje në Ligën e Kampionëve.
“Zonja e vjetër” të martën mbrëma u mposht 5:2 në udhëtim te Galatasaray. Tani i duhet fitore 3:0 për ta dërguar të paktën në vazhdime ndeshjen.
Në katër rastet e kaluara kur ekipet italiane pranuan pesë gola në ndeshjet e para, janë eliminuar.
Lazio ishte mposhtur 5:2 nga Valencia në edicionin 1999/2000, Interi 5:2 nga Schalke në edicionin 2010/2011 dhe Roma nga Liverpooli 5:2 në edicionin 2017/2018. Të gjitha këto ndeshje ishin luajtur në Ligën e Kampionëve. Roma në Ligën e Evropës kishte pësuar 6:2 nga Manchester Unitedi, në edicionin 2020/2021.



























