Të dielën mbrëma trajneri i Llapit, Tahir Batatina dhe Liridon Leci, ishin të ftuar së bashku në një emision televiziv.

Sot ata dolën në fotografi së bashku për të konfirmuar bashkëpunimin.

Liridon Leci, kampion i Kosoëvs me Dritën në sezonin që lamë pas, është futbollisti më i ri i KF Llapit.

Zyrtarizimi i tij ëstë bërë përmes një postimi në Facebook.

MIRËSEVJEN KAMPION

Liridon Leci vishet bardhekaltër

Podujevë, 17 gusht 2020 – Liridon Leci është bërë pjesë e KF Llapit. Mbrojtësi i krahut të majtë, kampion në edicionin që lamë pas me FC Dritën, ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin tonë. Leci ka përvojë të madhe në futbollin kosovar dhe atë ndërkombëtar, andaj vjen si një përforcim me vlera për KF Llapin.

Liridon Leci në Kosovë ka mbrojtur ngjyrat e KF Hajvalisë (2014/15), FC Prishtinës(2013/14, 2016/17), FC Dritës (2017/18, 2018/19, 2019/20) si dhe ka luajtur edhe në Suedi tek skuadrat: Kalmar FF (2010/11, 2011/12) dhe Landskrona (2012/13).

Leci gjatë karrierës së tij të gjatë është paraqitur në më shumë se 285 ndeshje dhe është shpallur kampion dy herë me Dritën si dhe ka fituar Superkupën e Kosovës me të njëjtin ekip.