Arsenali të mërkurën mbrëma mori goditje të madhe në garën për titull. Barazoi 2:2 me vendin e fundit në tabelë, Wolverhamptonin.
Trajneri Mikel Arteta ka thënë se është shumë i dëshpëruar, ndërsa tani presioni është rritur edhe më shumë.
“Jam shumë i dëshpëruar. Duhet ta pranojmë këtë goditje sepse e merituam. Duhet të jemi vetëkritik. Realiteti në ligë është se nuk kemi qenë të qëndrueshëm në muajt e fundit. Duhet të kalosh nëpër këto faza të vështira dhe duhet të ngrihesh. Duhet të tregojmë sa e duam titullin dhe sa të mirë jemi”, ka thënë pas ndeshjes Arteta.
Arsenali tani ka 58 pikë në vendin e parë, pesë më shumë se Manchester City, që e ka një ndeshje më pak të luajtur.



























