Kampioni i Kosovës në futboll, Drita ka humbur 3:2 nga Celje në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Konferencës, pasi pranoi gol në minutën e 94-t.
Celje kaloi në epërsi prej dy golash fillimisht, por Krasniqi dhe Balaj barazuan 2:2.
Poplatnik shënoi golin e fitores për mysafirët në “Fadil Vokrri”. Ndeshja e kthimit luhet më 26 shkurt në Celje.



























