Pikërisht ditën e ndërrimit të pronarëve të Romës, kapiteni legjendar Francesco Totti, është parë duke u larguar nga Trigoria (fusha ndihmëse ku Roma kryen stërvitjet).
E po ashtu këtë ditë (sot 17.08.2020) spanjolli Pedro është transferuar te Roma nga Chelsea.
Mirëpo Totti nuk ishte në Trigoria për asnjërën nga arsyet e përmendura më lartë.
Ish-kapiteni Totti ishte aty rastësisht ose më saktë, për të marr djalin e tij Cristianin nga stërvitjet që i kishte kryer në mëngjes.
Megjithatë, duke hyrë në veturë, Totti dëgjohet duke pyetur fansat të cilët e kishin rrethuar se a ka mbërritur Pedro?!/VAR Kosova/