Pasi arriti fundjavën e kaluar kuotën e 500 golave në karrierë, Harry Kane, ka vazhduar me formën e jashtëzakonshme. Sulmuesi anglez shkëlqeu sërish të shtunën duke realizuar dy gola në fitoren e Bayern Munchenit.

Bayerni nuk ka hasur në telashe për ta mposhtur në shtëpi Eintracht Frankfurtin.

Të shtunën pasdite gjiganti bavarez fitoi 3:2, në takimin e vlefshëm për xhiron e 23-të të Bundesligës gjermane.

Aleksandar Pavloviq e hapi serinë e golave në minutën e 16-të.

Katër minuta më pas, Harry Kane, shënoi për 2:0. Kapiteni i Anglisë, Kane, e shënoi edhe golin e tretë në minutën e 68-të.

32-vjeçari Kane në 36 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar 43 gola dhe ka bërë pesë asistime.

Ndërsa golin e parë për Frankfurtin e shënoi Jonathan Burkardt në minutën e 77-të nga penalltia. Nëntë minuta më pas, Arnaud Kalimuendo, e realizoi golin e dytë për mysafirët por në fund fitorja nuk iu rrezikua vendësve.

Për Bayernin ishte fitorja e katërt radhazi në të gjitha garat.

Bayerni vazhdon të jetë lider me 60 pikë. Është në hapa të mirë për ta fituar sërish titullin e kampionit.

Ndërkohë Frankfurti ka 31 pikë dhe e zë vendin e shtatë.