Me nga një gol në secilën pjesë, Interi është edhe më afër finales së Europa League.

Nerazurët kanë shënuar edhe golin e dytë në përballjen gjysmëfinale kundër Shakhtarit.

Në minutën e 64-të, pas një goditje nga këndi, mbrojtësi Danilo D’Ambrosio, u gjet në pozitën më të mirë për të goditur.

Italiani ka shënuar me kokë për rezultatin 2-0.

Me këtë rezultat, Interi shkon në finale ku e pret Sevilla që e mposhti dje skuadrën angleze Manchester Untied.