Sulmuesi kosovar i Sionit, Rilind Nivokazi”, ka shënuar për herë të parë “hat-trick” këtë edicion në Superligën e Zvicrës në futboll.
Sioni fitoi 3:1 ndeshjen e xhiros së 26-të të elitës helvetike të futbollit.
Golin e parë e shënoi në minutën e 15-të, të dytin në minutën e 42-të, kurse “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 77-të.
Nivokazit iu anulua një gol në minutën e 60-të.
Nga 26 ndeshje, Nivokazi ka 11 gola.
Për Sionin luajti edhe Kreshnik Hajrizi, kurse në vend të Nivokazit u aktivizua Benjamin Kololli.
Donat Rrudhani dhe Altin Shala munguan shkaku lëndimeve.
Sioni është ngritur në vendin e katërt me 40 pikë.



























