Futbollisti ofensiv i Shqipërisë, Ernest Muçi, ka treguar tjetër paraqitje të mirë me fanellën e Trabzonsporit në Superligën e Turqisë.
Muçi kontribuoi me asistim në fitoren e Trabzonit kundër Gaziantepit me rezultat 2:1.
Ndeshja e luajtur të dielën i takoi xhiros së 23-të të elitës së futbollit turk.
Muçi asistoi në golin e parë të Trabzonit.
Felipe Augusto shënoi në minutën e 24-të për 1:1 me asistim të Muçit, për të cilin ishte asistimi i katërt.
Po ashtu ka plot 10 gola të shënuar në 19 ndeshje të këtij edicioni në Superligë.
Trabzonspori forcohet në vendin e tretë me 48 pikë.




























