Milani ka pësuar disfatë në “San Siro” të dielën nga Parma.

Me humbjen e pësuar para shikuesve të vet, Milani ka mbetur dhjetë pikë prapa liderit, Interit.

Golin e fitores për Parmën e shënoi argjentinasi, Mariano Troilo në minutën e 80-të.

Ardon Jashari u inkuadrua në lojë në minutën e 11-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 85-të.

Milani zë vendin e dytë me 54 pikë.

Interi është lider me 64 pikë, kurse në vendin e tretë është Napoli me 50 pikë.