Në këtë datë të vitit 2014, Leo Messi shënoi golin nr. 252 në La Liga duke kaluar Telmo Zarra’n dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të kësaj gare.

Që atëherë, ai ka shtuar në koleksionin e tij edhe 175 gola të tjerë dhe aktualisht ka 427* gola në 459 paraqitje.

Golashënuesi i dytë më i mirë histori të La Liga’s është Cristiano Ronaldo me 311 gola në 292 paraqitje.

Megjithatë, me mesatare prej 1.06 gola për ndeshje Cristiano mbetet konkretizuesi më i mirë në histori të La Liga’s, i përcjellë nga Messi me mesatare prej 0.93 gola për ndeshje.